Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim: Xhuljan Sejdini, 18 vjeç, banues në Sukth, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër – Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Vlorë/Qarkullonte me armë zjarri me vete dhe tentoi të largohej, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari. Në pranga dhe 2 shtetas të tjerë që tentuan të largoheshin me të, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll disa shtetas, në lagjen “Partizani”, Vlorë. Tre prej tyre, shtetasit M. B., Xh. L. dhe Ç. V., kanë tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap. Njëri prej tyre, shtetasi M. B., ka hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë. Brenda pak minutash, të tre këta shtetas janë kapur dhe vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, Xh. L., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe Ç. V., 25 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 22 janë arrestuar në flagrancë dhe 63 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Tiranë, ku po punohet për kapjen e autorit të shpallur në kërkim.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 6 raste: 4 raste në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Berat dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 rast në Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe janë proceduar penalisht 13 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit. Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për shkatërrim prone, dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerr, 1 për veprën penale “Vetëgjyqësia”, 1 për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 1 për “Prishja e qetësisë publike” dhe 1 për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, 4 në Berat dhe 1 në Durrës.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, 1 në Sarandë dhe 1 në Fier.
Në Shkodër është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Në Korçë dhe në Lezhë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 raste aksidentesh, me 11 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.