Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 30 tetor 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Durrës – Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen nr. 16, Durrës dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 4 krehra dhe 70 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasit D. R. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas të shpallur në kërkim që lëvizte në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse në dhjetor të vitit 2019, në Astir, ka plagosur me sende të forta shtetasin I. L. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Berat – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme”. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. Z. (P.), 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka caktuar ndalimin e tij, për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme”. Ky shtetas ka qenë në proces gjyqësor për shkatërrim prone me zjarr dhe në datën 28.10.2020 ka kanosur shtetasin A. B., në mënyrë që ky i fundit të deklaronte dëshmi të rreme para organeve të drejtësisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Kukës – Vodhën me thyerje kasafortën e një lokali në qytetin e Kukësit, arrestohen në flagrancë nga Policia dy autorët e dyshuar. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike që u gjet në banesën e dy vëllezërve.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, pas njoftimit të marrë për vjedhjen me thyerje të një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas punës së mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës (vëllezër). Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 29.10.2020, gjatë natës, kanë vjedhur me thyerje një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Qarku Korçë – Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Bashkëpunoi me dy persona të tjerë (të arrestuar më parë) për transportimin e katër emigrantëve të paligjshëm, vihet në pranga 23-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Kolonjë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2020, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. T., 23 vjeç, banues në fshatin Milec, Kolonjë. Shtetasi i mësipërm rezulton të jetë bashkëpunëtor i dyshuar i dy shtetasve F. K., 22 vjeç dhe R. B., 25 vjeç (të arrestuar në flagrancë), të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Durrës – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 17 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Shkodër – Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për dhunë në familje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 14.09.2020, ku Policia ishte vënë në ndjekje të tre automjeteve që dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm, por pasi shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, mjetet janë larguar me shpejtësi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. L. 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 81 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 61 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve është evidentuar 1 rast, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 14 raste: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Durrës, 2 në Vlorë, 1 në Kukës; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korcë, 1 në Fier; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Korcë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në Vlorë, ku autor i është arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, 1 në Kukës, 2 autorë të arrestuar në flagrancë, 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Tiranë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë, si dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendej të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Korçë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, në Gjirokastër, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar një rast i “Kanosja për të mos kallëzuar”, në Berat, ku autori ëshët arrestuar në flagrancë.

Në Vlorë janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 7 shtetas që drejtonin mjetet ne gjendje të dehur.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.