Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër/Informacion paraprak – Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Dibër/Informacion paraprak – Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar. Rreth orës 17:55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak – Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vlorë – Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin 2 shtetas (punonjës policie). Sekuestrohet automjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip “Volkswagen”, në drejtim të një automjeti “Audi”, më të cilin udhëtonin 2 punonjës policie, jashtë shërbimit, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen “Partizani”, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.
Fier/Në datën 02.09.2022, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur në banesën e saj, shtetasja Xh. Sh., 100 vjeçe, banuese në Ngjeqar, e cila vuante nga skleroza dhe depresioni. Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. V., 70 vjeç, banues në fshatin Mizë, Divjakë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, shtetasen L. D., 37 vjeçe (bashkëjetuesen e djalit të tij). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 7 janë shpallur në kërkim, 13 janë arrestuar në flagrancë dhe 58 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, 2 raste me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste me autorë ende të paidentifikuar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 1 autor të arrestuar, 9 të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 3 autor të arrestuar, 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, 6 raste me 2 autorë të arrestuar, 2 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim; 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës me zjarr janë evidentuar 2 raste, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 autor ende të paidentifikuar.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 10 raste, me 12 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 4 të arrestuar.
Janë evidentuar dy raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, me 1 autor të arrestuar dhe 1 të shpallur në kërkim.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me nga 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 5 raste, me autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të prishje së qetësisë publike, me 2 autorë të proceduar penalisht.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirjeve telefonike”.
Është evidentuar 1 rast ui veprës panle “Shpërdorim detyre”, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 15 aksidente, me 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.