Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Qarku Korçë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni, goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapen duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatet e Policisë Pogradec e Kolonjë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Përrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, këta shtetas u kapën duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi D. S., drejtonte mjetin pa leje drejtimi; E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Kia” në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt përfitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Tiranë – Kapet dhe arrestohet një 38-vjeçar i dyshuar për vjedhjen e disa biçikletave. Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Shërbimet e Komisariati të Policisë Nr. 1, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e biçikletave të ndodhura kohët e fundit në zonën në juridiksionin e këtij Komisariati, pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit që dyshohej si autor i vjedhjes së biçikletave, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit N. M., 38 vjeç. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të biçikletave në pronësi të shtetasve L. H., L., A dhe A. T., të ndodhura në zonën në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet. Ndërkohë, nga specialistet për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimin në flagrancë i shtetasve N. M., 47 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.90 mg/l dhe F. K., 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.06 mg/l, ditën e djeshme ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B. H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Vijojnë kontrollet në plazhe, për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht dy shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasit F. Gj., 43 vjeç dhe M. M., 54 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rinia, Durrës, u konstatua se shtetasit e mësipërm kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme. Policia e Durrësit do vijojë kontrollet e pandërprera për të evidentuar dhe goditur çdo rast të zaptimit të hapësirave publike apo të ushtrimit të aktivitetit në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 99 shtetas, konkretisht: 26 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 70 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 17 raste: 8 raste të “Kanosja”, 3 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Vlorë dhe 2 në Gjirokastër; 7 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 2 në Korçë dhe 1 në Gjirokastër; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, në Fier, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Durrës dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 10 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Tiranë me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i ndërtimit pa leje, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Korçë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar një rast i “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 1 në Korçë dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, 1 në Lezhë dhe 2 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 3 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur/nën efektin e alkoolit, 2 në Tiranë dhe 1 në Fier.
Janë evidentuar dhe proceduar 8 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 2 në Elbasan dhe 6 në Lezhë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.