Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 28 janar 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 85 shtetas, konkretisht: 20 janë arrestuar, 5 janë ndaluar dhe 60 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje: 2 në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Durrës dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, 4 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i ndërtimit pa leje, në qarkun Lezhë, ku autori po procedohet ne gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Vlorë dhe 4 në Shkodër, ku autorët po procedohen ne gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Durrës, ku autori po procedohet ne gjendje të lirë.

Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në Tiranë.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, në Tiranë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.