Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një tjetër shtetas që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.Drejtuesi i automjetit, 31-vjeçari A. S., ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore dhe ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga.Ky është rasti i tretë, brenda dy javëve, gjatë të cilit Policia Rrugore e Tiranës arreston në flagrancë drejtues mjetesh që përdorin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.Menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të një video-je, në të cilën një automjet qarkullonte me shpejtësi duke shkelur semaforin, në bulevardin “Bajram Curri”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë evidentuar dhe ndaluar automjetin.Në momentin e ndalimit drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi A. S., është konstatuar se drejtonte automjetin pa vendosur rripin e sigurimit.Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka refuzuar t’ia paraqesë dokumentacionin e kërkuar oficerit të Policisë, si dhe ka kundërshtuar, me dhunë shoqërimin në organet e Policisë, duke manifestuar sjellje agresive dhe të dhunshme në raport me kërkesat ligjore te punonjësve të Policisë Rrugore.Ky shtetas ka kundërshtuar efektivët e Policisë, edhe për të bërë testin e alkoolit.Në këto kushte është neutralizuar drejtuesi i mjetit dhe pas shoqërimit të tij, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ai është testuar me aparatin drogë-testues dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 89.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, të parashikuar nga Kodi Rrugor. Kjo shkelje u provua pas matjes me aparatin drogë-testues, të markës “AquilaScan”.Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjirokastër-Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 15”.Transportonte 7 emigrantë nga vendet e treta, vihet në pranga 29-vjeçari.Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celulare.Shërbimet operacionale dhe shërbimet e kufirit të gjelbër të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër dhe shërbimet FRONTEX, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 15”.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kapën në flagrancë, në aksin rrugor Libohovë-Nepravishtë, Gjirokastër, shtetasin N. Zh., duke transportuar me automjet, 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin N. Zh., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celulare.Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Bulqizë-Nuk morën masa ligjore mbi shkeljet e kritereve të përcaktuara në lejen e ndërtimit të një objekti, procedohen penalisht 3 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë.Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E.D., 37 vjeç; L.D.,34 vjeç; A.T., 45 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë.Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, dhe nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore të parashkuara në VKM “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”, mbi shkeljet e kritereve të përcaktuara gjatë ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh., veprime të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit , si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit mbi lejen e miratuar, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim policor për veprat penale ” Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë”.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, lokalizuan vendodhjen e dy prej tyre dhe si rezultat i punës së mirëorganizuar , në orët e vona të mbrëmjes kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor :
A.S., 22 vjeç, dhe A.D., 30 vjeç, banues në Bulqizë.Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi me datë 22.04.2022, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe shtetasin I.L ( i arrestuar ditën e ngjarjes), kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e policisë rrugore duke u shkatuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit.Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 106 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 21 janë arrestuar, 72 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, me 6 shtetas të arrestuar, 4 shtetas të ndaluar, dhe me 3 tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, të cilët rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste: 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar; 2 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 6 raste të veprës penale “Kanosja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij dhe me 5 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të ndaluar.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar, ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” janë evidentuar 4 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe me 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 3 shtetas të ndaluar. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, me 5 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 4 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas në kërkim dhe 4 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Keqtrajtimi i kafshës”, me 2 shtetas në total, të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e zjarrvënies janë evidentuar 2 ngjarje, për të cilët dyshohet se janë aksidentale.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 7 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të veprave penale për vjedhjen e energjisë elektrike, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mashtrimi”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Falsifikimi kompjuterik”, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna intensive nga ana e strukturave policore.
Janë evidentuar 13 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 11 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 8 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Punësimi i paligjshëm”, me 3 shtetas në total, të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, që rezultojnë me 7 shtetas të dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 3 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 11 rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar dhe me 8 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.