DVP Elbasan – Procedohen penalisht 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-Q. M., 18 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka tentuar të blejë një produkt, me një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-B. K., 43 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuptonit tatimor”, pasi ushtronte aktivitetin në lokalin e tij, pa kasë fiskale, si dhe kishte një punëtor të pasiguruar.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-L. B., 49 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh, pasi në qendër të fshatit Dragot, ka qëlluar në ajër, me një armë gjahu, të cilën e kishte me leje babai i tij, shtetasi B. B. Në cilësinë provës materiale u sekuestrua arma e gjahut;

-D. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Funarës, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;

-F. B., 19 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka kanosur për motive të dobëta, shtetasin G. Ç., me një pistoletë lodër, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-E. H., 30 vjeçe, banuese në lagjen “5 Maji”, Elbasan, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimet e Gjykatës, ndaj shtetases L. Sh., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.