Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Krujë – Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë për tentativë për kultivim të bimëve narkotike, 6 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e terrorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Janë vënë në pranga shtetasit Xh. B., banues në Shalqet; E. B., banues në Shalqet; Y. H., banues në Halil; Xh. N., banues në Thumanë; B. N., banues në Thumanë dhe V. l., banues në Larushk. Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. B. dhe po punohet për kapjen e tij. Gjatë kontrollit të territorit, në Njësinë Administrative Thumanë, në fshatrat Shalqet dhe Larushk, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Zh., 19 vjeç, S. O., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe M. B., 18 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, Pogradec, mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin M. Zh. dhe pasagjer shtetasin S. O., duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera dyshohet se edhe shtetasi M. B. ishte bashkëpunëtor me dy shtetasit e lartpërmendur në këtë veprimtari të paligjshme, pasi kryente mbikëqyrjen e rrugës me mjetin tip “Range Rover”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Formulari”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dh Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vihen në pranga dy shtetas, procedohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disaditor zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Formulari” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit: I. K., 51 vjeç dhe A. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
Maliq – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 45 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq. Shtetasi i mësipërm, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën e fshatit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin P. S., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Fier – Vijon puna hetimore për evidentimin dhe kapjen e personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të përfshirë në një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në vijim të operacionit policor të zhvilluar më datë 19.05.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas të cilët u kapën në pyllin e Semanit duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, pas hetimeve të kryera dhe punës së mirorganizuar, nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë ndalimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, shtetasit D. V. (K)., 46 vjeç, banues në Mbrostar-Ferko, Fier (i cili ishte shpallur në kërkim policor) dhe A. M., 52 vjeç, banues në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Berat – Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohet penalisht pronari i lokalit. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht shtetasi Gj. Q., 26 vjeç, banues në Urë Vajgurore, Berat, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celular. Po nga specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në këmbë, shtetasin M. H., 20 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., 45 vjeç, banues në Tërpan, Poliçan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Mirditë, Lezhë – Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në territor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër. Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohen penalisht dhe 5 të tjerë. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fidanë kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit A. L., 39 vjeç, banues në Kurbin dhe E. V., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në fshatin Xhuxhë, Mirditë. Gjithashtu për këtë rast janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi N. K., me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë dhe shtetasi Sh. M., me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Fan, Mirditë. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. K., 32 vjeç, A. M., 31 vjeç dhe Gj. K., 38 vjeç, banues në Lezhë. Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar fidanë narkotike të mbjellë në kubikë, në fshatin Gziq, Njësia Administrative Orosh, Mirditë. Njëkohësisht, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: P. Ll., me detyrë kryetar i fshatit Pshqesh , Gj.L.,me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Orosh, B. N., me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Vlorë – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në spitalin e Vlorës u paraqit për ndihmë mjekësore, shtetasi E. L., 39 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme u bë ndalimi i shtetasit R. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi dyshohet se do t’i siguronte disa shtetasve kalimin jashtë kufirit, kundrejt vlerave monetare. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. B., 27 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, pasi në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Këlcyrë – Nga shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë u bë ndalimi i shtetasit B. S., 51 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Këlcyrë. Ky shtetas, mëngjesin e datës 26.05.2021, ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta, shtetasin Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Beduqas, i cili është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda. 65-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi, 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. I., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 44 vjeç dhe I. I., 36 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Më datë 26.05.2021 u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. P., 59 vjeç, me detyrë specialist i zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumentacioneve dhe formularëve të falsifikuar, ka tjetërsuar disa prona (toka bujqësore) në fshatin Bastar i Mesëm, Zall-Bastar, Kamzë. Më datë 26.05.2021, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, sepse nëpërmjet subjektit të saj duke falsifikuar dokumentacion dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës, u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 37 janë arrestuar në flagrancë dhe 55 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 11 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Korçë dhe 1 në Berat; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Berat; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, 1 në Korçë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, 1 në Tiranë ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendej të lirë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 7 për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 7 raste në të gjithë vendin, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të “Fsheha e të ardhurave”, 1 në Tiranë, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 2 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë financiare”, 2 raste të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, 2 raste të “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose nj shërbim publik” dhe 1 rast i “Dhunimi i banesës”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Mashtrimi”, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Elbasan, ku po punohet për kapjen e autorit.
Është evidentuar 1 rast i Falsifikimi i monedhave”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në Berat janë proceduar 6 shtetas, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 raste aksidentesh, me 6 persona të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.