Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 26 prill 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Muriqan, Shkodër-Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 43-vjeçari që tentoi të trafikonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në drejtim të Malit të Zi.Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat  e kalimit kufitar, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm, në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, një automjet me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., 25 vjeç dhe pasagjer shtetasin Sh. K., 43 vjeç, në çantën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 43 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pogradec-Goditet një rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.Transportonte lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 37-vjeçari.Sekuestrohen 15 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme dhe automjeti që shërbente për t’i transportuar.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec.Ky shtetas u kap nga shërbimet policore, në fshatin Stropskë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “IFA”, 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se E. M. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 68 shtetas, konkretisht: 1 është ndaluar, 16 janë arrestuar, 46 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të arrestuar.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste: 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 6 raste të veprës penale “Kanosja”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 6 shtetas të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 4 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim; “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Punësimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të arrestuar. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 5 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 ngjarje me objekt zjarrvënien, 4 prej të cilave dyshohen aksidentale, ndërsa rasti tjetër rezulton me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 6 raste, 5 prej tyre me autorë të paidentifikuar, 1 rast rezulton i mbetur në tentativë ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Është evidentuar 1 rast i veprave penale në fushën e mashtrimit, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 2 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 6 shtetas të dëmtuar, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 12 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me 7 shtetas të arrestuar dhe 5 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.