Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 26 dhjetor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 59 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 41 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 3 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Korçë;  2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje, 1 në Tiranë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje, në qarkun Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 3 raste, 1 në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 2 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje është evidentuar 1 raste, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Fier.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.