Korçë-Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• A.J., 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak.
• B.J., 32 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
• H.U., 24 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
• E.T., 28 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, në mjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E.T., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4,6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.