Shkodër /Kërcënoi, rrahu dhe i shpërndau videon në rrjetet sociale 22-vjeçares, vihet në pranga nga Policia.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja B. RR., se shtetasja M.Gj. 30 vjeçe, banuese Shkodër, e kishte kërcënuar, dhunuar, filmuar dhe i kishte shpërndarë në rrejtet sociale videon, menjëherë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 30-vjeçares.
Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi me datën 18.08.2020, ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin socal instagram shtetases B. RR.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetases M. Gj., për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kopjuterike”.
Më datë 25.08.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin K. Z., 22 vjeç dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij, sepse para një viti, në Valias, në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçare.
Tiranë – Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 11 shtetas, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
-Shërbimet e Komisariatit të Polciisë Kavajë pas njoftimit të marrë se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetësja B.K., në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, i përbërë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit P.K.,60 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit.
-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E.Gj., 41 vjeç, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosje”,‘‘Demtime të tjera me dashje”,“Prishje e rendit dhe qetesisë publike” dhe “Shkatërrim i pronës me dashje” kryer në bashkëpunim, të shtetasit të shpallur në kërkim E.K., 25 vjeç, pasi në rrugën ”Besëlidhja”, Bathore, në bashkëpunim me vëllain e tij A.H, dhe me disa persona ende të paidentifikuar, janë konfliktuar fizikisht duke e goditur me grushta shtetasin M.Gj, 24 vjeç, si dhe i ka goditur me sende të forta mjetin e tij duke e dëmtuar atë.
-Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M., 29 vjeç dhe M.M., 31 vjeç, (vellezër), sepse në rrugën “Rilindja”, Valias i Ri, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K.B., 24 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë.
-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vore, bënë ndalimin e shtetasve A.K., H.K., dhe P.K (vëllezer), banues ne fshatin Ahmetaq bashkia Vore, pasi dyshohet se janë autor të kultivimit të disa bimeve të dyshuara narkotike, të konstatuara gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit , në një sipërfaqe toke të punuar prej tyre.
-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,“Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” i shtetasit T.Y., 27 vjeç, si dhe u referuan materialet për veprën penale ““Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” për shtetasin S.M., pasi në Unazë të Re, tek sheshi “Univers”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Gjatë shoqerimit për në Komisariat shtetasi T.Y., ka kundërshtuar, kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Xh.K., 47 vjeç, banues në Peshkopi, i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.
-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.M., 32 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
-Tiranë / Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Sauku”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë.
Sekuestrohet lëndë narkotike heroinë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 1 automjet si dhe 3 telefona celular.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve , bazuar në informacionet se dy shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike heroinë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Sauku”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– D. R., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe Xh. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas mbajtjes në vëzhgim të mjetit me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se në këtë mjet kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Saukut, kanë ndaluar mjetin për kontroll. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “OPEL”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjere shtetasen Xh. P., në pjesën e kasetafonit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 qese plastike me lëndë të dyshuar heroinë, e përgatitur dhe ndarë në doza gati për shitje,(15.2 gramë), një shumë parash që dyshohet se i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe tre aparate celular. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
-Durrës-Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe ndalohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim , për veprën penale ” Dhuna në familje”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E.I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi:
K.U., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 96 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 7 janë ndaluar, dhe 73 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 17 raste: 7 raste të “Kanosja”, 2 raste në Tiranë; dhe nga 1 rast në Durrës; në Elbasan; në Fier; në Shkodër dhe në Kukës; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 rast në Tiranë, Durrës; Lezhë; Vlorë në Elbasan; ku autorët po procedohen në gjendje të lire; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 raste në Elbasan; 1 në Tiranë dhe 1 në Berat; 1 rast “Plagosja e rëndë me dashje”, në Korçë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë; 3 në Durrës; 1 në Fier; dhe 1 në Vlorë, ku 3 autorë janë arrestuar dhe 5 të tjerë po procedohen në gjendje të lire. Janë plotësuar 15 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste në Tiranë dhe Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast “Falsifikim i dokumentave”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast “Goditje për shkak të detyrës”, në Tiranë, ku është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.
Janë evidentuar 9 raste të “Ndërtimit të paligjshëm”, në Tiranë; Durrës; Elbasan; Vlorë dhe Lezhë ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, në Tiranë; Elbasan; Lezhë dhe Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Vlorë ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, ku 1 shtetas ka humbur jetën, dhe 7 të tjerë të lënduar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar 4 shtetas, që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, ku janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas në Tiranë; Elbasan dhe Gjirokastër; dhe është proceduar 1 tjetër në Tiranë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.