DVP Durrës / Procedohet penalisht pronari i një lokali për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi ishte ndëshkuar me masë administrative 3 herë nga shërbimet e Policisë Krujë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrolleve u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.
Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, për të 2-tën herë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari një subjekti në Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin Xh.B., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në Fushë Krujë, i cili ishte ndëshkuar 3 herë me masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua përsëri nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
—
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Spitallë, Durrës, subjektin në pronësi të shtetasit S.P., i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur me Aktin Normativ.
Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë Durrës, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19
Berat / Vijojnë operacionet për vënien përpara përgjegjsisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore. Arrestohet kryeplaku i fshatit Skrevan për zjarrëvënie në mjedise pyjore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Skrevan një person kishte vënë zjarr dhe zjarri kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe kullosore si dhe qindra rrënjë ullnj, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies shtetasin L. I, banues në fshatin Skrevan, Ura Vajgurore me detyrë Kryeplak i fshatit Skrevan.
Ky shtetas kishte ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Skrevan dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej deri në fshatin Slanic, Ura Vajgurore dhe për pasojë janë djegur rreth 500 rrënjë ullinj dhe rreth 30 ha sipërfaqe kullosore dhe me pemtari të ndryshme pyjore dhe frutore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së shkallë së parë Berat për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” .
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Maliq / Vijojnë kontrollet në lokale/subjekte, për goditjen e paligjshmërisë dhe monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas i cili ushtronte në lokal aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit.
Gjithashtu ndëshkohen me 1 milion lekë gjobë pronarët e 2 lokaleve, të cilët u konstatuan në shkelje të protokolleve të sigurisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i kontrolleve të kryera për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, si edhe për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në fshatin Zëmblak, Maliq në lokalin në përdorim të shtetasit S. M., 18 vjeç, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 njësi qendrore, 1 printer termik dhe 1 makinetë lojrash fati pa dokumentacion, të cilat ky shtetas dyshohet se i përdorte për lojra fati të palejuara.
Si edhe në fshatrat Pirg dhe Vashtmi, u konstatuan 2 ambiente (lokale) në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Konkretisht në lokalin në pronësi të shtetasit K. Z., banues në Pirg dhe në lokalin në pronësi të shtetasit A. C., banues në fshatin Vashtmi, të cilët u konstatuan duke mos respektuar protokollet e sigurisë dhe duke iu shërbyer disa klientëve në ambientet e brendshme të lokaleve të tyre.
Shërbimet e Policisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. M., si edhe vendosën ndaj dy pronarëve të lokaleve masën administrative 1 milionë lekë secilit.
Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Pogradec / Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. ,Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 99 shtetas, konkretisht: 19 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 78 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste: 3 raste të “Kanosja”, 2 raste në Durrës, dhe 1 në Fier; 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës; 1 në Lezhë; 1 në Fier; 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lire; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, 1 rast në Fier dhe 1 në Vlorë;
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë; 1 në Durrës; 1 në Fier; ku autorët po procedohen në gjendje të lire. Janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, 2 në Durrës; 1 në Korçë; 1 në Kukës; ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast “Falsifikim i dokumentave”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në Tiranë; Durrës; Berat dhe Lezhë; ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Ndërtimit të paligjshëm”, 2 në Tiranë; 1 në Fier; 1 në Kukës; ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, 1 në Tiranë; 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Pushtim toke”, në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 10 shtetas të lënduar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar 15 shtetas, që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, ku janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas në Elbasan dhe Durrës dhe janë proceduar 7 të tjerë në Tiranë, Fier, Kukës dhe Lezhë Lezhë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas në Berat, për drejtim automjeti në gjendje të dehur
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.