Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kukës – Policia kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Policinë Kufitare Morinë, me qëllim ekstradimin në shtetin austriak. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë dhe me Interpol Tiranën, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë arrestimin provizor të shtetasit B. S., 48 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinë, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Kanosën pronarin e një lokali dhe thyen xhamat e këtij ambienti, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Procedohen penalisht 2 shtetas që kanë dhënë kallëzim të rremë për këtë ketë ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrim prone”, shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kanosja”. Këta shtetas, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin D. Q., pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasit e arrestuar janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Bien në prangat e Policisë edhe 2 shtetas të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit: F. M., 47 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo i vizave”; S. K., banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Ndërtim pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër – Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve që vijnë nga vendet e treta. U kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bien në pranga 2 shtetas. Sekuestrohet një automjet dhe tre aparate celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit J. Z., 31 vjeç dhe A. M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në afërsi të fshatit Jorgucat, u kapën duke transportuar me automjetin tip “Lancia”, 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe tre aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Berat – Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. R., 39 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. H., dhe e ka kërcënuar atë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Tiranë – Goditet nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 23-vjeçar me precedent të mëparshëm penal. Procedohet penalisht edhe një 24-vjeçar, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka arrestuar në flagrancë shtetasin J. Gj., 23 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l. Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë – Më datë 18.01.2021, në rrugën “Arkitekt Kasemi“, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi P. P., 77 vjeç. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Elbasan – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Lushnjë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi në lagjen “Çlirim”, Lushnjë, ka kanosur për motive të dobëta, shtetasin A. M., banues në Lushnjë. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Audi” në pronësi të 28-vjeçarit u gjet një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Korçë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në mjetin tip “Volkswagen” që ky shtetas drejtonte, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik, i cili përmbushte kriteret e armës së ftohtë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Më datë 18.01.2021, në fshatin Vrinë, Konsipol, ka marrë zjarr mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit K. Sh. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se shkaku ka qenë një defekt teknik në mjet.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 59 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 13 janë arrestuar dhe 39 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 4 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 3 në Durrës, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste: 1 në Kukës, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Gjirokastër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Kallëzim i rremë”, 1 në Durrës dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 5 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Fier, 1 në Lezhë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.