Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Durrës – Ndalohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas, më datë 21.05.2020, në Fushë Krujë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi i ka vjedhur aparatin celular shtetasit F. Ç. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Ç., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” pa targë; Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 3, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, është përplasur me një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme materiale; L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Finalizohet nga Komisariati i policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Befasia”. Kapet dhe arrestohet 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit, në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. P., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 30 vite. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
DVP Lezhë – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Dritan Arapi, 50 vjeç, banues në Kamzë, të cilin Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2019, e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 30 vjeç, banues në Kurbnesh, Mirditë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në lokalin e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik. Gjithashtu, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, mbi bazën e informacioneve se shtetasi A. V., 23 vjeç, banues në Shëngjin, kryente veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kanë ushtruar kontrolle në një lokal në Shëngjin, ku kanë konstatuar shtetasin A. V., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë – Vijon operacioni “Perimetri”. Në kuadër të tij goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 20-vjeçari. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Porsche”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit 1000 euro gjithsej, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
Tiranë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin E. G., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, u kap dhe u ndalua shtetasi F. O., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 05.11.2020 i ka vjedhur telefonin shtetasit G. Sh. dhe më datë 13.11.2020 i ka vjedhur telefonin shtetasit G. N. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nj. K., 24 vjeç, pasi në rrugën ”Todi Shkurti”, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka dalë nga banesa dhe ka kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasit V. Sh. dhe S. P. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. P., 49 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: U. K., 44 vjeç, dhe D. M., 62 vjeç , pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; F. D., 52 vjeç, pasi në aksin rrugor Vorë–Marikaj, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Më datë 16.11.2020, ora 21:00, në rrugën “Manhatan”, në Kamzë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë është dëmtuar në kokë shtetasi D. U., 54 vjeç, banues në Kamzë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Familjarët e tij kanë deklaruar se ky shtetas vuan prej vitesh nga sëmundja e epilepsisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Pukë – Tentoi të vriste me thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 15.11.2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Iballe. Këta shtetas kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali në fshatin Iballe. Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe shtetasi J.(K.) Gj. e ka plagosur me thikë në trup shtetasin A. Z. Shtetasi A. Z. ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.
Vlorë – Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 vëllezër. Procedohet në gjendje të lirë vëllai tjetër, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Ismail Qemali”, pranë parkut “Aulona”, lëvizte një shtetas i dyshimtë, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë dhe kanë konstatuar një shtetas që kishte ngjashmëri me përshkrimin e dhënë, i cili shoqërohej edhe nga dy persona të tjerë. Në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë urdhër për të ndaluar, shtetasi A. Xh. ka kundërshtuar urdhrin e tyre. Gjatë shoqërimit të shtetasit A. Xh. për në Komisariat, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga vëllezërit e tij, shtetasit F. Xh. dhe Xh. Xh. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të tjera, këta shtetas janë ndaluar dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetaseve F. Xh., 25 vjeç dhe Xh. Xh., 29 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Xh., 21 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 67 shtetas, konkretisht: 18 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 47 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 4 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë, 1 në Kukës dhe 1 në Elbasan; 1 rast i “Plagosja e rënde me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 2 në Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 16 raste: 3 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Elbasan dhe 1 në Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe8 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, 4 në Durrës dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, 2 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Shpërdorimi i detyrës”, 2 në Lezhë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Korcë, ku autori ëshët arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 3 raste të “Vetëgjyqësia”, 2 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të shkatërrimit të pronës, 2 në Tiranë dhe 2 ën Elbasan, ku autorët po procedohen ën gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, në Lezhë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në Lezhë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.