Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me një mjet prerës shtetasin G. I. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. S. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë të ftohta. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 51 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. P., 19 vjeç dhe Xh. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar tyre, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan secilit nga një dorezë metalike (përforcues grushti). Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 18 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur, sepse në Kombinat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash në një kioskë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. Sh., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; K. A., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.75 mg/l.
Më datë 16.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S. J., 68 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Sandër Prosi”, dyshohet se i ka vënë flakën apartamentit ku banon dhe është larguar. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Më datë 16.03.2021, në rrugën “Shyqyri Peza”, në banesë, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me një mjet prerës (thikë), shtetasi G. M., 67 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Berat – Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Specialistët për Hetimin e narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. Y., ku gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike e llojit heroinë. Në vijim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të lëndës narkotike, shtetasit K. Y., 38 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Has – U konfliktua për motive të dobëta me një shtetas dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 22 vjeç, banues në Bardhaj, Has. Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. B., 17 vjeç, banues në Nikoliq, Has, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Shtetasi T. M., pas konfliktit, ka tentuar të largohet me një mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar me forcë shërbimet policore. Gjithashtu u procedua shtetasi E. B., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Lushnjë – Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Bujar Agolli, 57 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. Ky shtetas duke qenë drejtues i një organizate kriminale ka trafikuar sasi të mëdha lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa nga Hollanda, Belgjika dhe Shqipëria në drejtim të Italisë. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.
Shkodër – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Z., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare, të cilën e ka përndjekur për një periudhë kohore. Gjithashtu, nga të njëjtat struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 59 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 47 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit-Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur motorin tip “Piaxho”, me drejtues shtetasin H. Xh., 75 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit D. H., 25 vjeç, pasi më datë 16.03.2021, ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 52 vjeç, banues në Kullë, se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 56 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 11 janë arrestuar në flagrancë dhe 41 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 6 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 3 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 14 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 1 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 6 raste, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 2 në Durrës, 2 në Elbasan dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 1 në Kukës dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë rendit publik”, 1 në Kukës, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 3 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është arrestuar 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në Tiranë.
Është arrestuar në flagrancë një drejtues mjeti dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.