Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Fier – Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, vihet në pranga 55-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas marrjes së informacionit se në Roskovec po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Në qytetin e Roskovecit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. H., ka goditur me mjet të fortë shtetasin V. H., i cili ka marë armën e gjahut dhe është nisur për në banesën e shtetasit B. H., por ndërhyrja e patrullës së Policisë ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale duke e kapur në kohë shtetasin V. H bashkë me armën e gjahut (të cilën e kishte me leje). Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec dhe proceduan penalisht për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje” shtetasin V. H., 60 vjeç, banues në Roskovec (i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.
Durrës – Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim T. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 10.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burrg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin T. Z., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa blloqe betoni. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 81 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 24 janë arrestuar në flagrancë dhe 49 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 8 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshmne penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 8 të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje, 2 në Tiranë, 1 në Lezhë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 4 raste, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Fier, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 2 raste me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, në Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për vjedhje të energjisë elektrike, 4 në Shkodër dhe 1 në Lezhë.
Në Durrës janë proceduar penalisht 3 shtetas, 2 për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Në Dibër është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”. Është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe 1 për tjetër “Kanosja për shkak të detyrës”.
Në Vlorë janë proceduar penalisht 2 shtetas, 1 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe 1 për “Peshkimi i ndaluar”.
Në Elbasan është arrestuar 1 shtetas, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, me 1 viktimë dhe 5 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.