Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Finiq, Sarandë – U konstatuan duke ndërtuar pa leje, në tokë publike, arrestohen në flagrancë pronarja e objektit dhe 2 shtetas që po kryenin punimet. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve: E. K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit); I. I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë). Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë – Kontrolle të befasishme në disa ambiente, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike. Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Vlorë. Gjatë kontrolleve është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 41-vjeçari, poseduesi i armës. Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Krujë – Goditi për shkak të detyrës 2 punonjës të IEVP Fushë Krujë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Berat – Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga shërbimet e Policisë, shtetasit E. M. iu gjet një armë gjahu pa leje, një mjet prerës (shpatë) dhe një mjet prerës sopatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Fier/Informacion paraprak – Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar. Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
DVP Vlorë – Arrestohet në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin Xh. M., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Demokracia”, Vlorë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases S. D., 43 vjeçe, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 24 vjeç, pasi me datë 13.06.2021, ka goditur me një mjet prerës shtetasin L. K., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: J. N., 21 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin I. S., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; Sh. G., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; S. Gj., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin gjendje të dehur.•Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S. H., 57 vjeç, sepse në fshatin Kashar, në një objekt, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente. Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V. N., 61 vjeç, pasi në Sauk, në banesën e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, konkretisht: 1 është ndaluar, 22 janë arrestuar në flagrancë dhe 64 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 14 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 2 raste të “Kanosja”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Shkodër, ku autori është ndaluar dhe 1 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja”, mbetur në tentativë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 3 raste, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autori janë arrestuar në flagrancë; 1 në Shkodër, ku autori është shpallur në kërkim. Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 10 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 13 raste, 6 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në 2 në Kukës, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Vlorë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë arrestuar në flagrancë 3 raste të “Mashtrimi”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas për “Pushtim toke”, 1 në Lezhë dhe 1 në Vlorë.
Në Shkodër janë proceduar penalisht 2 shtetas, për falsifikimin letërnjoftimesh.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Korçë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në Elbasan është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia” dhe 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”.
Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Organizmi i lotarive të palejuara”, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim për shkatërrim prone.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 raste aksidentesh, me 9 persona që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 10 drejtues mjetesh dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.