Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Finalizohet operacioni i koduar “Kritikal”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës. Sekuestrohen 77 pako me lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kg, 3600 euro, 2 automjete dhe 6 aparate celularë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtori i tij, i cili e informonte për prezencën e shërbimeve të Policisë në rrugë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të disponuara për një shtetas që po lëvizte në drejtim të Durrësit, me sende të kundërligjshme në mjet, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kritikal”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit, kanë ndaluar në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, mjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në bagazhin e këtij mjeti u konstatuan 77 pako me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kg. Gjithashtu, në momentin e kapjes në flagrancë të shtetasit E. B., shërbimet kanë ndjekur dhe kanë ndaluar mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. C., i cili gjatë hetimeve ka rezultuar se ka bashkëpunuar me shtetasin E. B., duke e informuar atë për prezencën e shërbimeve të Policisë në rrugë. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë edhe shtetasi F. C., 41 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike të kapur nuk është prodhuar në Shqipëri, por është trafikuar nga një vend tjetër. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla. Finalizohet operacioni policor i koduar “Devijimi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve. Sekuestrohen 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike metadon, dy aparate celular dhe një peshore elektronike. Vihet në pranga 32-vjeçari që posedonte lëndën narkotike dhe e shpërndante atë në doza, në zonën e Selitës, Tiranës së Re dhe në disa zona të tjera të Tiranës. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës, është organizuar puna për goditjen dhe dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarisë kriminale. Gjatë operacionit policor të koduar “Devijimi”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Sulejman Delvina“, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi me lëndë narkotike metadon, 2 aparate celular dhe 1 peshore elektronike. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lezhë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksisti”. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit taksi që po transportonte lëndën narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disaditor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L.H., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacionëve të disponuara se me një mjet taksi po transportohej lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe në Milot, kanë identifikuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka goditur një nga mjetet e shërbimeve të Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip “Benz” që shërbente si taksi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vlorë – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin J. Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 113 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Z., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes të tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Arrestohen në flagrancë 4 drejtues mjetesh, si edhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. P., 55 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur; Dh. B., 66 vjeç, A. B., 37 vjeç dhe A. H., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur F. M., 14 vjeç dhe E. V., 13 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një ambient në rrugën “Dritan Hoxha”. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera ndodhura gjatë muajit janar. Më datë 09.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. K., 24 vjeç, sepse nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie. Më datë 09.02.2021, në rrugën “Teodor Keko”, nga persona ende të paidentifikuar është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Më datë 09.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Kont Leopold Bertold”, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit F. Ç dhe K. C. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorëve të tjerë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 17 janë arrestuar dhe 50 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 2 në Korçë dhe 1 në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste: 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Durrës, me 2 autorë të janë arrestuar në flagrancë, si dhe 11 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 7 raste, 1 në Durrës, 1 në Lezhë dhe 5 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shpërdorimi i detyrës”, në Gjirokastër, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 rast të “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, 1 në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 1 në Gjirokastër, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Dhunimi i banesës”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, në Berat, ku autori po rpocedoeht në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Heqja e paligjshme e lirisë”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’, në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Vetëgjyqësia”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizmi i lotarive të palejuara”, në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ngacmimi seksual”, në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin e vendit kanë ndodhur 3 raste aksidentesh, me 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 5 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 3 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Shkodër.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.