Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Vihen në pranga 11 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndyshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S. (A)., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti). Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim B. L., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Sh. Z., 59 vjeç dhe H. Z., 48 vjeç, pasi kanë kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e OSHEE-së, shtetasin E. P., 31 vjeç; P. M., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases në kërkim M. K., 56 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim I. M., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. H., 26 vjeç pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje; D. M., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kërcënuar bashkëshorten dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. B., 38 vjeç dhe J. M., 35 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. L., 31 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një qendre për të moshuar, shtetasen L. S., 53 vjeçe. Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit: Gj. Z., 43 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”; K. M., 15 vjeç dhe R. D., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Më datë 07.12.2021, shtetasi A. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se me datë 04.12.2021, në rrugën “Besa”, pranë banesës, i kanë vjedhur mjetin e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 9 janë ndaluar, 26 janë arrestuar në flagrancë dhe 48 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 6 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të ndërtimit pa leje, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për vjedhje të energjisë elektrike.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”.
Në Durrës janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Fshehja e të ardhurave”.
Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar 2 shtetas, për mbajtja pa leje e armëve të ftohta.
Në Berat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht të tjerë, për “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në Kukës është arrestuar 1 tjetër shtetas, për të njëjtën vepër penale.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Në Kukës janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, me 2 viktima dhe 8 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.