Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vlorë – Vijon operacioni policor i koduar “KUSHTRIMI”. Shkon në 4 numri i të arrestuarve. Një ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Rr., 40 vjeç. Në vijim të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. E., 33 vjeç, E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe M. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 22 janë arrestuar në flagrancë dhe 51 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 4 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Durrës, 2 raste të “Plagosja e lëhtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera më dashje”, në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 rastë të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, 3 raste 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 6 raste të ndërtimit pa leje, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në Tiranë është ndaluar 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Mashtrimi”. Janë proceduar penalisht 2 shtetas, 1 për “Largimi nga vendi i aksidentit”dhe 1 për “Pushtim toke”. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjetëve të transportit” .
Në Vlorë është arrestuar 1 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, 3 për “Shpërdorim detyre, si dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, 1 për pushtim toke dhe 1 për ndotje të ajrit.
Në Lezhë është proceduar penalisht 1 shtetas, për pushtim toke, dhe 1 tjetër, për prerje të paligjshme të pyjeve.
Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas, për korrupsion aktiv, dhe 1 tjetër për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, me 1 viktimë dhe 12 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe janë arrestuar 2 të tjerë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.