Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 61 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas, u kap nga shërbimet e policisë, në aksin rrugor Korçë-Vithkuq, pranë kryqëzimit të fshatit Lubonjë, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, 8 m sterë dru zjarri pa dokumentacionin përkatës, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 28 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve A. B., 23 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, E. L., 23 vjeç dhe E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Grunjas, Pogradec.
Këta shtetas, në fshatin Dërdushë, Pogradec, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit shtetasi F. B., ka goditur me mjet të fortë në kokë 23-vjeçarin E. L., i cili pas mjekimit të marrë në Spital është larguar në banesë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.