Qafë Thanë – Kakavijë
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike.
Goditen në Qafë Thanë dhe Kakavijë, 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të vogla.
Arrestohen një shtetas belg në Qafë Thanë dhe një shtetas polak në Kakavijë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “BMW” që drejtohej shtetasi belg M. W., 21 vjeç, banues në Belgjikë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. W., 37 vjeç, banues në Poloni. Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.