Qafë Botë – Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Botë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:

Fation Alizoti, 35 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 08.02.2019, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burg, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë.