Pukë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, si rezultat i të cilit kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim J. Gj., 25 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë dhe në bazë të plan-operacionit për kapjen e tij, forcat policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë lokalizimin dhe kapjen e tij në fshatin Nikël, Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Pukë, pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, pasi dyshohet si autor i veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në vitin 2018, në Fushë Arrëz.

Vijon operacioni edhe për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.