Policia Rrugore monitoron dhe patrullon në segmentet e evidentuara si “Njollë e zezë”

Vijojnë patrullimet dhe monitorimet e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore në segmentet të cilat konsiderohen si “Njolla të zeza” për shkak të ngjarjeve dhe pasojave që janë evidentuar më herët, si pasojë e parakalimeve të gabuara.

 

Përgjatë 48 orëve te fundit, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht në të gjithë vendin 216 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar.

Policia Rrugore fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, duke ju garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë.

Kontributi i përbashkët rrit parametrat e sigurisë rrugore.

#SiguriaFillonNgaTi
#PoliciaNëShërbiminTuaj