Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me pajisjet matese te shpejtesise – Radare në hyrje- dalje të qyteteve dhe në rrugët ndërqytetëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
24 – vjeçari në mes të ditës, me 180 km/h në aksin TEG – Tiranë. Rrezik potencial për jetën e vet dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Guxim dhe eufori moshe, por adrenaline për të shkruar drejt aksidentit, për të luajtur me jetën.
Policia Rrugore në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, nisur edhe nga shtimi i fluksit të automjeteve për shkak të sezonit turistik, ka marrë masa shtesë, duke përdorur të gjitha metodat më efikase në këtë drejtim, monitorim të trafikut me radare, kamera sigurie, punonjës policie civilë të pajisur me mjetet e nevojshme të kontrollit të trafikut si dhe patrulla shtesë në të gjitha akset rrugore.
Policia Rrugore u bën apel edhe njëherë gjithë drejtuesve të mjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të shmangin drejtimin e mjetit nën efektin alkoolit apo në gjendje te dehur, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit, tu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara të cilat bëhen shkak për bllokim trafiku apo për aksidente të ndryshme me pasoje jeten.
Drejtuesit e motoçikletave të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë për të fituar kohë, apo të respektojne sistemet e semaforeve dhe të drejtën e kalimit të këmbësorëve.
Këmbësorët, të respektojnë vijat e bardha, të kontrollojnë të dy kahet e rrugës përpara se të kalojnë, të respektojnë semaforin, kur kanë të drejtën e kalimit, gjithashtu të përdorin mbikalimet apo nënkalimet në rrugët ndërqytetëse.
Format e reja të menaxhimit dhe monitorimit të trafikut si dhe bashkëpunimi me qytetarët, do të ndihmoje patrullat e Policise Rrugore te ndëshkojnë cilindo që shkel rregullat e qarkullimit rrugor.
Kontribuo dhe ti në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.