Policia Rrugore e Tiranës/9 shtetas në pranga, 21 shtetas të proceduar penalisht dhe 4384 shkelje rrugore të ndëshkuara administrativisht, si rezultat i monitorimit, ditët e fundit, me mjete bashkëkohore.
✅Njëri prej të arrestuarve kreu manovra të rrezikshme me motomjetin që drejtonte pa leje dhe në efektin e lëndëve narkotike, në sheshin “Skënderbej”, gjatë kohës që po zhvillohej “Wizz Air Tirana Marathon”.
✅8 të arrestuarit e tjerë dhe 21 të proceduarit drejtonin mjetet, në efektin e alkoolit.
✅Gjithashtu prioritet, monitorimi i akseve në afërsi të shkolla, për të garantuar sigurinë dhe përparësinë e nxënësve.
Gjatë monitorimit permanent, në të gjitha akset e kryeqytetit, në pikat hyrëse/dalëse dhe në afërsi të institucioneve arsimore, me mjete bashkëkohore, me qëllime parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, u konstatuan dhe u ndëshkuan 4384 shkelje. Konkretisht:
-3780 drejtues u ndëshkuan për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjetit;
-159 drejtues u ndëshkuan për pozicionim të gabuar të mjetit në korsi;
-103 shtetas u ndëshkuan për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
-123 drejtues mjetesh u ndëshkuan për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-176 drejtues motomjetesh u ndëshkuan për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-43 mjete u bllokuan.
Policia Rrugore e Tiranës apelon sërish, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për shmangien e sjelljeve që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.
