Duke vlerësuar rrezikshmërinë që karakterizojnë rrugët në tërësi, kryesisht gjatë ditëve të para të vitit, por edhe në vijim, Policia Rrugore e kryeqytetit, nisur edhe nga ngjarjet e viteve të kaluara, ka hartuar urdhër shërbimi të dedikuar, si dhe ka ndjekur me përparësi detyrimet e caktuara në lidhje me kontrollet policore parandaluese për konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar rreziku për aksidente rrugore në të gjithë territorin e kryeqytetit dhe rrugët e evidentuara me risk për ngjarje rrugore.
Në funksion të kontrolleve policore parandaluese, gjatë këtyre ditëve:
• Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 37 drejtues mjetesh, nga të cilët 24 për drejtim mjeti ne gjendje të dehur dhe 13 të papajisur me leje drejtimi;
• Janë pezulluar 187 leje drejtimi, nga të cilat 105 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 30 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;
• Janë ndëshkuar 82 drejtues automjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe për gara shpejtësie;
• Janë ndëshkuar 198 drejtues automjetesh, për shkelje te sinjalizimit rrugor të ndritshëm (semafor);
• 210 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
• 112 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësoreve;
• Janë vendosur 3200 masa administrative për qëndrime dhe pushime në shkelje me rregullat e qarkullimit;
• 220 drejtues mjetesh janë proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit;
• 325 drejtues mjetesh janë proceduar për parakalime të gabuara;
• 28 drejtues automjetesh me targa regjistrimi të shteteve të tjera janë shoqëruar në Komisariat, për llogari të strukturave të tjera policore. Pas verifikimit, drejtuesit e mjeteve janë proceduar administrativisht për shkeljet e konstatuara dhe mangësitë në dokumentacionin e tyre.
Policia Rrugore e Tiranës kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për adresimin e shqetësimeve në kohë, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, numrit të emergjencave 112, për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga çdo rrugë dhe zonë e kryeqytetit, ku cenohet siguria rrugore dhe ajo publike, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional në përputhje me dispozitat ligjore.
#PoliciaRrugoreNëShërbiminTuaj🚔
#BashkëpunoEdheTiPërSigurinë🤝
#KonsideroRrezikunNëseShkel🚦