Tiranë
Nisur nga shqetësimet dhe parregullsitë e konstatuara në raport me mënyrën e qëndrimit dhe pushimit të mjeteve, kryesisht në stacionet e rezervuara për mjetet e transportit publik, autobuz dhe taxi, si dhe parkimet në rresht të dytë, rrugoret e kryeqytetit kanë shtuar kontrollet.
Kontrolle të imtësishme janë kryer edhe ndaj mjeteve me targa të shteteve të tjera, që u ka kaluar afati i përdorimit, apo targa që nuk u përkasin mjeteve, të cilat janë sekuestruar nga shërbimet e Policisë Rrugore.
Gjithashtu, në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, janë shtuar monitorimet duke përdorur radarët, dragerat, kamerat e aparatë fotografikë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që abuzojnë, duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, që bëjnë gara shpejtësie, kryejnë parakalime të gabura, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që përdorin celularin dhe nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit, apo kaskën mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve.


21 raste për shkelje për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit, 123 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 28 raste për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, që parashikohen me sanksion plotësues e pezullim të lejes së drejtimit.



21 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, 123 masa për shpejtësi tej normave të lejuara/ gara shpejtësie, 205 masa për parakalime të gabuara, 364 masa për përdorim të aparatit të celularit, 355 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 89 masa për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse, 2207 masa për qëndrime të gabuara, 40 masa administrative për siguracion, 1478 masa të ndryshme .

9 mjete për moslikuidimin e gjobave, 6 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi, të cilat janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, për verifikim nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital apo në 112, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.