Fier / Monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 6 shtetas. Prej tyre, 3 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 3 drejtues të tjerë mjetesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë (2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për drejtim automjeti në gjendje të dehur).
Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej:
• 864 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe në autostradën A2;
• 15 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 3 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 66 masa administrative për parakalim të gabuar;
• 11 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 10 masa administrative për kryerjen e manovrave të rrezikshme,
• 134 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim aksidentesh.
Gjithashtu, janë sekuestruar 2 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.
Policia Rrugore Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.
