Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, 3 për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa 2 shtetas të tjetër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu janë pezulluar 58 leje drejtimi, nga të cilat 5 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 53 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1438 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 237 masa administrative, për parakalim të gabuar;
• 50 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 104 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 508 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 186 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 15 masa administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 24 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 314 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.