DVKM Vlorë/Reagim

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet një punonjës policie me një mjet lundrues me mbishkrimin “Policia”, në det, ju informojmë se:

Mjeti lundrues tip “Jet ski” që shfaqet në video, është mjet i dhuruar për Policinë Kufitare, në muajin qershor.

Pamjet që shfaqen në video janë kapur në muajin qeshor, në Palasë, gjatë kohës që janë bërë prova për të parë gjendjen e mjetit lundrues.

Theksojmë se këto prova janë kryer në prezencë të Policisë Kufitare, në një pjesë plazhi ku nuk ka patur pushues.

Policia shpreh keqardhje për postime të tilla që synojnë të nxisin reagimin qytetar kundër Policisë së Shtetit, e cila është e angazhuar maksimalisht 24/7 për të garantuar rend e siguri për pushuesit dhe për qytetarët në mbarë vendin.