Policia Rrugore e Dibrës, orë mësimore me nxënësit, mbi sigurinë rrugore

‍♂️Policia Rrugore e Dibrës pranë nxënësve për më shumë siguri‍♀️

Në shkollën 9-vjeçare “Irfan Hajrullai”, Peshkopi, specialistët e Policisë Rrugore zhvilluan orë mësimore me dy klasa të shtata me temë “Siguria Rrugore”.

Gjatë kësaj ore, nxënësit u njohën me:
Rregullat bazë të qarkullimit rrugor
Rëndësinë e respektimit të sinjalistikës
‍♂️ Sjelljen e sigurt si këmbësorë dhe përdorues të rrugës

⚠️ U theksua veçanërisht rëndësia e:
✔️ Kalimit të sigurt të rrugës
✔️ Përdorimit të vijave të bardha
✔️ Respektimit të semaforëve

Aktiviteti u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku nxënësit morën pjesë aktivisht duke bërë pyetje dhe duke ndarë eksperiencat e tyre.

Qëllimi i kësaj ore ishte ndërgjegjësimi i të rinjve për sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Në përfundim, nxënësit u inkurajuan të zbatojnë rregullat e mësuara në jetën e përditshme dhe të jenë shembull pozitiv për komunitetin.

#SiguriaRrugore #PoliciaDibër#PoliciaeShtetit #Edukim #Rend#Siguri