Policia e Tiranës/Vijon zbatimi i planit të posaçëm të masave për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.
Goditen 2 raste të këmbimit valutor, pa licencë.
Procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët për këtë qëllim, mbanin me vete, shuma të konsiderueshme parash, në rrugë, në zonën e quajtur “Dollari”.
Sekuestrohen 24 120 euro, 13 200 dollarë kanadezë dhe 470 000 lekë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë kontrolleve të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme”, evidentuan se në 2 raste, kryhej këmbim valutor i palicencuar, në rrugë, me para me burime të dyshimta.
Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetasit që kryenin këtë aktivitet, S. E. dhe K. F., për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
