Policia e Shtetit- Njoftim për oraret e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë

🔵 Autoritetet policore greke👮, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣ deri në orën 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🛂🚧 nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët 🧍‍♂️ dhe automjetet 🚗 si në hyrje edhe në dalje të Greqisë🇬🇷.

🔵 Pikat e kalimit🛂 do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣.

🔵 Policia e Shtetit👮 🇦🇱 fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ⚠️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura 🛂⛔pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare 🇦🇱 që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar 🚧🛂.

🔵 Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi🇬🇷 nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🚧🛂, do të karatinohen për 7 ditë.

✅ Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

⛔ Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së 🇪🇺 dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

🔵 Policia e Shtetit 👮 🇦🇱 apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 😷.