Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.
Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.
Agjentët e Policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.
Qyrani është proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm”, në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.