Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.
Sekuestrohen një sasi lekësh dhe një aparat celular.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lekësh dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.