Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 2, në lokalin e një shtetasi, dy persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, me qëllim marrjen e masave për neutralizimin e situatës, ku kanë konstatuar shtetasin G.K, duke u konfliktuar me një person tjetër.
Gjatë momentit kur forcat e Policisë do të shoqëronin për veprime të mëtejshme, në ambientet e Komisariatit shtetasin G.K, ky i fundit ka kundërshtuar me dhunë njërin prej punonjësve të Njësisë Operacionale të Rendit Publik.
Shtetasi G.K, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.