Përmet – Policia arreston 1 shtetas dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”

Vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, për të evidentuar dhe goditur ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Përmetit arreston 1 shtetas dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

M. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër;

A. Ç., 24 vjeç, banues në Këlcyrë;

P. D., 29 vjeç, banues në Përmet;

E. L., 33 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në shtëpinë e marë me qira nga shtetasi F.Q., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe aksesorë për organizimin e kësaj loje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.