Përkujtohet Dëshmori i Policisë së Shtetit, Dritan Mjeshtri

Përkujtohet Dëshmori i Policisë së Shtetit, Dritan Mjeshtri.

Në ceremoninë përkujtimore, të organizuar në fshatin Shtrez, Mirditë, me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të Dëshmorit, morën pjesë Shefi i Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisar Arben Marku, punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ish-kolegë të Dëshmorit, si dhe familjarë dhe të afërm të tij.

Në shenjë nderimi të kontributit të tij, dhe si dëshmi se modelet e punës dhe integritetit në polici, nuk harrohen, por kujtohen gjithmonë me respekt, pavarësisht kohës, u vendosën pranë varrit të Dëshmorit, kurora me lule.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorit të Policisë së Shtetit, Dritan Mjeshtri!