Peqin
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe ndalohet autori i pestë i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.J., 18 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., S.I., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z., dhe kanë vjedhur një sasi parash
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.