Mbi shpalljen e një funksioni administrativ të lirë në Policinë e Shtetit.
Mbështetur në nenin 185 të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 750, datë 16.09.2015, të urdhrit nr. 974, datë 17.12.2015 të Drejtorit të Policisë së Shtetit, “Për miratimin e procedurave standarde të punës për pranimin e punonjësve në funksione të veçanta dhe ndihmëse në Policinë e Shtetit”,
Shpallet i lirë funksioni administrativ në Policinë e Shtetit, “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, montazhier, në Sektorin e Komunikimit me Median dhe Publikun, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.
Aplikimet fillojnë më datë 19.06.2020 dhe përfundojnë më datë 26.06.2020.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret për pranim në funksion administrativ në Policinë e Shtetit “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme, montazhier”, janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose profesional;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në këtë fushë;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë.
Aplikanti të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij njoftimi);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Aplikanti i shpallur fitues do t’i nënshtrohet verifikimit përfundimtar, sipas nenit 139 të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM-në nr. 750, datë 16,09,2015. Nëse aplikanti që renditet fitues sipas rendit fitues, s`kualifikohet pas verifikimit të kryer, fitues shpallet aplikanti që vjen pas tij në listën e rezultateve.
Punonjësi i pranuar në funksionin administrativ trajnohet në Akademinë e Sigurisë.