NJOFTIM/HAPPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË NJË FUNKSION TË VEÇANTË, NË AKADEMINË E SIGURISË

Në zbatim të Urdhrit nr.608, datë 16.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim zhvillimin e një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, për pranimin në funksionin e veçantë “Specialist për marrdhëniet me jashtë dhe Cepol”, në Akademinë e Sigurisë, njoftojmë:

Hapjen e aplikimeve për pranimin në funksionin e veçantë “Specialist për marrëdhëniet me jashtë dhe Cepol”, në Akademinë e Sigurisë, nga data 17.04.2026 deri më datë 24.04.2026.

  Aplikantët duhet të kalojnë me sukses fazat e mëposhtme:

  1. Aplikimi;
  2. Shqyrtimi dokumentacionit;
  3. Verifikimi i aplikantit;
  4. Jetëshkrimi i kandidatit;
  5. Intervista me gojë;
  6. Ankimimi

Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta sipas përcaktimeve të këtij njoftimi.

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;;
  3. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil me masë disiplinore;
  4. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  5. Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe kualifikimet e fushës së veçantë;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
  7. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën perkatëse;
  8. Të plotësojë kushtet për tu pajisur me certifikate të sigurimit të personelit sipas nivelit të pozicionit të punës për të cilin aplikon.

Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat shoqërore dhe humane, si dhe diploma “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë studimi;
  2. Të njohë organizimin e institucioneve të arsimit të lartë, programet e studimeve dhe kurrikulave të trajnimeve, kualifikimeve dhe specializimeve;
  3. Të ketë aftësi drejtimi dhe koordinimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe institucional.
  4. Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi;
  5. Të zotërojë gjuhën angleze jo më pak se niveli “B2”, por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë, (vërtetuar me dokument të lëshuar nga institucione të autorizura);
  6. Të gëzoj besueshmëri, të jetë i përshtatshëm dhe të mos ketë pengesa ligjore për pranimin në funksione të veçanta të Policisë së Shtetit.

Shtetasit të cilët shprehin interesin për të aplikuar për të marrë pjesë në procesin e konkurrimit, brenda datës 24.04.2026, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij njoftimi);
  2. Formularin vetdeklarimi për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij njoftimi)
  3. Formularin i dekriminalizimit (bashkëlidhur këtij njoftimi);
  4. Fotokopje të kartës së identitetit;
  5. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të lartë me listë notash dhe trajnimeve përkatëse, të noterizuara;
  1. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  2. Certifikatë familjare;
  3. Vërtetim nga gjykata;
  4. Vërtetim nga prokuroria;
  5. Vertetim nga SPAK
  6. Raport mjeko-ligjor, dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike ( Ky raport tërhiqet pranë Akademisë së Sigurisë);
  1. Fotokopje e librezës së punës e noteriazuar ose vërtetim për vjetërsinë në punë;
  2. Dëshmi ose certifikatë të gjuhës huaj.

Aplikantët i nënshtrohen verifikimit të kritereve ligjore dhe dokumentacionit jo më vonë se 5 (pesë) ditë pune nga data e mbylljes së aplikimit. Verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit ka të bëj me plotësimin e kritereve nga aplikantët, dokumentacionin e kërkuar në momentin e aplikimit, mënyrën e plotësimit të formularëve dhe respektimin e afatit të aplikimit. Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe kanë mungesë dokumentacioni skualifikohen nga procesi i konkurrimit dhe njoftohen për arsyen e skualifikimit nëpërmjet e-mailit-it të evidentuar nga ana e tyre në formularin e aplikimit.

Aplikanti që plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar në funksione të veçanta, i nënshtrohet fazave të vlerësimit si më poshtë:

a) Jetëshkrimi i kandidatit (vlerësohet me 80 pikë);

Vlerësimi i jetëshkrimit përfshin vjetërsisë në punë, arsimimin, trajnimet dhe gjuhën e huaj, të lidhura me veprimtarinë në fushën e kërkuar si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 80 pikë);

 

b) Intervista me gojë (vlerësohet me 20 pikë).

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në fushën përkatëse, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 20 pikë).

Koha dhe vendi i zhvillimit të Intervistës me gojë i njoftohen aplikantëve jo me vone së 2 ditë para datës së zhvillimit të testimit nga Drejtoria e Burimeve Njerezore.

Në përfundim të fazave të vlerësimit, Komisioni harton procesverbalin mbi rezultatet e arritura nga secili aplikant dhe në bazë te tyre harton listën e aplikantëve sipas rezultateve të arritura në rend zbritës të ndare sipas pozicioneve për të cilat është zhvilluar konkurrimi.

Aplikantët kane të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Ankimimi mund të bëhet nëpërmjet e-mail-it në adresën burimet.njerezore@asp.gov.al, ose pranë sekretarisë së Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave shqyrton ankesat dhe merr vendim brenda 5 ditëve pune. Sekretaria teknike njofton aplikantët brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së vendimit nga KSHA.

Në përfundim të procesit të ankimimit, Komisioni i Vlerësimit shpall listën e aplikantëve fitues e cila publikohet në ëebsite-in e Policisë së Shtetit. Numri i aplikantëve fitues është i barabartë me numrin e funksioneve të lira, të shpallura për konkurrim.

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

Aplikantët e shpallur fitues kryejnë programin e formimit, në Akademinë e Sigurisë, me kohëzgjatje në përputhje me programin mësimor të miratuar nga Akademia e Sigurisë dhe pas përfundimit me sukses të tij, pranohet në funksione të veçanta të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrë dhe i jepet grada korresponduese e funksionit për të cilin ka konkurruar, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

 

Formularët që duhen plotësuar dhe dorëzuar:

FORMULAR-DEKRIMINALIZIMI.doc

FORMULARI-I-APLIKIMIT-PER-PRANIM-NE-POLICI.docx

FORMULAR-VETDEKLARIMI-PER-PRANIM-DHE-RIKTHIM-NE-POLICI.docx