Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Kapet dhe ndalohet 45-vjeçari i dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Efektikët e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në dalje të PKK Morinë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur të kërkim:
Gjevalin Brahaj, 45 vjeç, banues në Kërrnajë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin e datës 22.07.2016, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas, në vitin 2015, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Kërrnajë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.