Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano i akordon Certifikatë për Shërbime të Dalluara, Drejtuesit të Parë Kastriot Skënderaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i akordon Certifikatë për Shërbime të Dalluara, Drejtuesit të Parë Kastriot Skënderaj.

Me rastin e 55-vjetorit të lindjes, Drejtuesit të Kabinetit, zotit Kastriot Skënderaj, iu dorëzua certifikata me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Drejtor Nano ka vlerësuar kontributin, ndershmërinë, përkushtimin dhe integritetin që Kastriot Skënderaj ka treguar në të gjitha detyrat që ka patur në karrierën e tij në Policinë e Shtetit.

Nga ana e tij, z. Skënderaj ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm për vlerësimin dhe është shprehur se përmbushja e çdo detyre, me përkushtim dhe integritet, është obligim për çdo punonjës policie.