Mirditë, Lezhë – Vijojnë kontrollet e befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike

Mirditë, Lezhë

Vijojnë kontrollet e befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve, në qytet Rreshen u kap një 18-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 30 fishekë luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan shtetasin K. N., 18 vjeç, banues në Mirditë.

Në qytetin e Rreshenit, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën 18-vjeçarit doza me lëndë narkotike canabis sativa që dyshohet se do t’i shiste në qytet .

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me krehër me 30 fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.