Mirditë/Aktivitet sensibilizues me nxënësit, për sigurinë rrugore dhe sigurinë në rrjetet sociale

Mirditë

Ndihmësspecialistët për sigurinë në shkolla të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me specialisten e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, organizuan një aktivitet sensibilizues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme në Rubik, në kuadër të ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore dhe sigurinë në rrjetet sociale.

Gjatë takimit, nxënësit u njohën me rregullat bazë të qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të sinjalistikës, përdorimin e rripit të sigurimit, si dhe pasojat që sjell përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit apo drejtimi nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu, specialistja e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik trajtoi temën e sigurisë në rrjetet sociale, duke i këshilluar nxënësit mbi përdorimin e sigurt të internetit, mbrojtjen e të dhënave personale, shmangien e kontakteve të rrezikshme online, si dhe denoncimin e rasteve të bullizmit apo mashtrimeve në rrjet.

Më pas, të shoqëruar nga punonjësit e Policisë dhe të pajisur me elementë të uniformës policore, nxënësit shpërndanë fletëpalosje sensibilizuese për drejtuesit e mjeteve, duke përcjellë mesazhe ndërgjegjësuese për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

#SiguriaRrugoreKontributiTëGjithëve
#SiguriaRrugoreFillonNgaNe
#SiguriaNeRrjetetSociale
‍♂️