FIER
Vijon faza e tretë e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, një nismë e përbashkët e Ministrsë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve mbi sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♂️ Ndihmës-specialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në të gjithë qarkun.
Në fokus të kësaj faze është siguria rrugore, respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, sjellja e sigurt në rrugë dhe përgjegjësia si përdorues të saj.
Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime, duke shfaqur interes, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre mbi temat e trajtuara.
➡️Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë zhvilluar takime ndërgjegjësuese me të rinjtë, me fokus parandalimin e veprave penale dhe pasojat që ato sjellin në shoqëri. Nxënësit u njohën me konceptet bazë të ligjshmërisë dhe dispozitat kryesore të Kodit Penal për të miturit. Gjatë bashkëbisedimeve, ata ndanë edhe situata të hasura në përditshmërinë mes bashkëmoshatarëve të tyre, duke theksuar rëndësinë që ka raportimi i rasteve të tilla për parandalimin dhe adresimin në kohë të tyre.
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë




