Manzë/Durrës
Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndë drusore.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë Manzë, kanë konstatuar dhe ndaluar në aksin Rrugor Manzë-Shkallë, mjetin tip “Benz” që po transportonte lëndë drusore.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi G. T., 40 vjeç, po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Stacionin Policor Manzë kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin G. T., 40 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Durrës.
Materialet në ngarkim të shtetasit G. T. janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.